Lajme
Presidenti Pacolli vizitoi Mitrovicën e Veriut
Me këtë rast ai nuk qartësoi nëse veriu i Kosovës do të përfshihet në bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në vizitën e parë që i bëri qytetit të Mitrovicës, me ç`rast ka ecur këmbë edhe në pjesën veriore të qytetit, është shprehur se për të ekziston vetëm një Mitrovicë. Ai ka premtuar se në mandatin e tij do të kthejë rendin dhe ligjin edhe në pjesën veriore të vendit.
Gjatë një bisede me qytetarë, Pacolli garantoi luftimin e bandave kriminele të cilat e pengojnë jetën normale në veri.
“Të gjitha bandat kriminale që e pengojnë jetën normale në këtë anë, ne do t’i luftojmë me vendosmëri dhe ju them se në të ardhmen askush nuk guxon ta çojë gishtin drejt asnjë banori, pa marrë parasysh i cilës etni është. Ju jeni pjesë e Kosovës dhe jeni të mbështetur me përkushtim nga institucionet e Kosovës”, u shpreh presidenti.
Ndërkohë, ai nuk qartësoi nëse veriu i Kosovës do të përfshihet në bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë.
“Grupi për bisedime është në formim e sipër. Ata kanë agjendën e vet – një agjendë e mbështetur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, nga Qeveria e Kosovës dhe natyrisht edhe nga presidenca. T’i lëmë që ata të veprojnë me agjendën e vet”, theksoi presidenti i Kosovës.
Pacollin në vizitën e tij në Mitrovicë e ka shoqëruar edhe ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania E reja shqiptare arrestohet pas kthimit nga Gjermania, foshnja 1-vjeçare me të... -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












