Lajme
Andreas Gross: Atentat, e jo fatkeqësi
Hetuesi special dhe i dërguari zviceran në Këshillin e Evropës, Andreas Gross, për televizionin maqedonas “Sitel”, ka deklaruar se ka elemnte të rinj lidhur me fatkeqësinë ajrore të shtatë viteve më parë, me ç‘rast jetën e kishte humbur kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski. Gross, i cili para një viti pohonte se vdekja e Trajkovskit ishte atentat, e jo fatkeqësi, tashmë në mënyrë kontroverze deklaron se nuk mund të flasë asgjë, se instanca më të larta do të duhet ta miratonin publikimin e hetimeve.
“Hetimi është në rrjedhë e sipër, ne jemi duke punuar në rastin, por unë nuk guxoj të flasë për këtë. Njerëzit janë duke punuar për rastin, ka elemente të rinj. Opinioni maqedonas do t’i marrë të dhënat, kur për këtë të vendosin instancat ‘më të larta’. Deri atëherë, do të duhet të hesht”, ka deklaruar Gross, për “Sitel”. Edhe pas pohimit të tij të para një viti, se është i sigurt se bëhet fjalë për vrasje, me shumë kontroverze të bazuara që orientojnë një atentat të mundshëm, tani zvicerani edhe më tej hesht.
Kësaj radhe pak më i kujdeshsshëm, përpos informatës se është duke u punuar lidhur me rastin dhe se ai është pjesë e hetimit, ai nuk dashti të zbulojë informata të reja. Shtatë vite pas aksidentit, autoritetet maqedonase ende janë duke hetuar se çka solli deri tek aksidenti në Rotmilje të Bosnjes, gabimi i pilotit, kushtet e këqija atmosferike apo pakujdesia dhe gabimi i SFOR-it.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos













