Shkurt.ch
Kërkohen afër 400 milionë franga plus për azilin
në vitin 2015 në vend të 26000 sa ishte “planifikuar”, sipas autoriteteve federale në Zvicër kanë ardhur 39500 azilkërkues
Organet shtetërore federale gjatë këtij viti, për të funksionuar si duhet, do të kenë nevojë për më shumë para se sa që ishin planifikuar në buxhetin e miratuar në fund të vitit të kaluar.
Për këtë arsye Parlamenti (Dhoma Nacionale) sot ka debatuar për një kredit shtesë prej 397 milionë frangave. Shumica e këtyre mjeteve do të hyjnë në punë në fushën e azilit, njofton srf.ch. Kjo nevojë shtrohet për arsye se që nga viti i kaluar, ka një trend të rritjes së numrit të azilkërkuesve në krahasim me atë të parashikuar fillimisht.
Kështu, në vitin 2015 në vend të 26000 sa ishte “planifikuar”, sipas autoriteteve federale në Zvicër kanë ardhur 39500 azilkërkues, transmeton albinfo.ch
Pas një debat të gjerë, shumica e deputetëve e miratoi kërkesën e përmendur për kredit. 124 ishin pro ndërsa 64 kundër, gjegjësisht kërkesa u kundërshtua vetëm nga ana e deputetëve të SVP/UDC-së.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












