Shkurt.ch
Burrështetasit evropianë: “Tuneli Gotthard një vepër me rëndësi epokale për Evropën”
Kancelarja gjermane Angela Merkel me këtë rast ka lavdëruar largpamësinë dhe guximin e Zvicrës për të realizuar një vepër të tillë. “Është shumë më tepër se sa një tunel”
Mysafirët e lartë nga jashtë që morën pjesë në përurimin e tunelit bazik të Gotthard-it në Zvicër kanë dhënë vlerësime shumë të larta për këtë vepër të madhe ndërtimore. Ata e kanë theksuar disa herë se ky tunel është simbol i lidhjes në mes të popujve, nisur nga fakti se shkurton rrugën në mes të veriut dhe jugut, si nyja më e përshtatshme dhe e shfrytëzuar më së shumti për këtë lidhje.
Kështu, kancelarja gjermane Angela Merkel me këtë rast ka lavdëruar largpamësinë dhe guximin e Zvicrës për të realizuar një vepër të tillë. “Është shumë më tepër se sa një tunel”, ka thënë ajo, duke vënë në pah se ndërtimi i tij i kontribuon lidhshmërisë dhe larushisë së Evropës, duke u bërë edhe simbol për to.
Edhe më i drejtpërdrejtë në komplimentet drejtuar Zvicrës ka qenë presidenti francez François Hollande, duke thënë se Franca përkulet para Zvicrës. “Sot në Zvicër, një ëndërr evropiane është bërë realitet”, ka thënë ai veç tjerash.
Ndërsa kryeministri italian Matteo Renzi ka konstatuar se me këtë “vepër ndërtimi shekullore”, rritet presioni ndaj Italisë për zgjerimin e lidhjeve hekurudhore italiane me Zvicrën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













