Sport
Graniti përsëri flet për duelin ndaj Taulantit
“Dy-tre javët e para pas shortit, ishte shumë e veçantë për ne. Të gjithë na pyesnin sesi do të mund të luajmë kundër njëri-tjetrit. Tani mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kaluar atë faze emocionuese”, theksoi Graniti
Granit Xhaka sërish ka folur për përballjen me Shqipërinë, ku do të ballafaqohet me vëllain e madh të tij Taulantin, i cili mbron ngjyrat e Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
“Për mua kualifikimi në çerekfinale të Evropianit është objektivi minimal që duhet të arrijë Zvicra. Edhe gjatë Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil treguam nivel të lartë dhe u eliminuam nga Argjentina vetëm pas kohës shtesë dhe të mos harrojmë që Argjentina shkoi deri në finale.”
Ndeshja e parë me Shqipërinë do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin e Arsenalit, pasi do të ketë përballë vëllain e tij. “Dy-tre javët e para pas shortit, ishte shumë e veçantë për ne. Të gjithë na pyesnin sesi do të mund të luajmë kundër njëri-tjetrit. Tani mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kaluar atë faze emocionuese”, theksoi ai, duke shtuar se mund të befasojnë në Evropian. “Ne jemi gati, madje shpresoj që në gjysmëfinale të përballemi me Gjermaninë dhe ta eliminojmë. Le t’i lëmë mënjanë shakatë, skuadra e Low është favorite për ta fituar turneun”.
Granit Xhaka foli edhe për transferimin e tij tek Arsenali dhe ndjesitë që i dhuroi telefonata e Arsene Wenger. “Ishte një çmenduri, sepse për mua Wenger është një legjendë. Krejt papritur më mori në telefon dhe më tha se dëshironte që t’i bashkohesha “topçinjve”. Ai mu drejtua më fjalët: nëse dëshiron të dëfrehesh duke luajtur futboll, duhet të vish tek Arsenali, këtu është parajsa”, përfundoi Xhaka.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













