Lajme
Vazhdoi dialogu i delegacioneve të Prishtinës dhe Beograd
Në këtë raund do të dialogohet për komunikacionin ajror, telekomunikacionit dhe vulat e doganave
Dialogu i filluar të mbrëmë në Bruksel, nën mbikëqyrje të BE, ka vazhduar sot me takimin e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas medieve serbe, pritet që ky raund i dialogut të zgjasë deri në orët e vona të pasditës, ndërsa do të dialogohet për komunikacionin ajror, telekomunikacionit dhe vulat e doganave.
Është paralajmëruar se pas takimit pritet që Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton të dal me një kumtesë lidhur me dialogun e drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa pritet që shefat e delegacioneve – Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviq të mbajnë konferenca për shtyp.
Sipas shefes së delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministres Edita Tahiri procesi i dialogut do ta përforcojë agjendën evropiane, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë. Tahiri ka thënë pas takimit se kreativiteti mund t’u ndihmojë të dyja palëve për të përmirësuar jetën e njerëzve, por edhe për çuarjen përpara të agjendës evropiane të të dyja shteteve.
Shefi delegacionit serb, Borko Stefanoviq ka thënë se takimi i parë me delegacionin e Prishtinës ka qenë “normal dhe gjentil” dhe se ekipi nga Beogradi nuk ka lejuar kurrfarë “devijim të bisedimeve”, duke kaluar me efikasitet dallimet të cilat “pala tjetër shpesh ka tentuar t’i paraqesë”.
Në dialog, në emër të BE-së po merr pjesë Robert Cooper, ndërsa delegacionit tre anëtarësh të Washingtonin e udhëheq Thomas Countryman, zëvendësndihmëssekretar u Shtetit për Evropë dhe Evroazi.
Në takimet e delegacioneve që do të mbahen në vazhdim, pritet të diskutohen temat si çështja e të pagjeturve, doganat, sundimi i ligjit, liria e lëvizjes dhe bashkëpunimi rajonal, ndërsa analistët theksojnë rëndësinë që dialogu të mbetet në nivelin e çështjeve të tilla teknike.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












