Lajme
Kuvendi miratoi rezolutën për bisedime me Serbinë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot një rezolutë lidhur me për bisedimet me Serbinë. Me 63 vota për, 48 kundër dhe një abstenim, rezoluta e paraqitur nga partitë në pushtet, mori shumicën e votave të deputetëve.
Në emër të PDK-së në pushtet, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitën kanë dështuar që të rezultojnë me harmonizimin e tekstit të saj, andaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja.
Deputeti i AAK-së opozitare, Daut Haradinaj e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.
Grupi më i madh opozitar – LDK-ja nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshi propozimet e kësaj partie politike.
Rezoluta u tha se do t’i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Kuvendi i Kosovës kishte zhvendosur fillimisht votimin e rezolutës për bisedimet me Serbinë si pikën e fundit të rendit të ditës, shtyrje kjo që u nënkuptua në Kuvend si mundësi që bisedimet pozitë-opozitë rreth tekstit të kësaj rezolute të vazhdojnë.
Rezoluta për bisedimet me Serbinë është paraqitur të hënën si një përkufizim i vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës, për temat të cilat nuk mund t’i bisedojë fare me Serbinë.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse












