Lajme
Kosova i ofron Japonisë ndihmën e FSK-së
"FSK është shumë mirë e stërvitur në menaxhimin e katastrofave natyrore", thuhet në letrën e Hoxhajt dërguar ministrit të jashtëm japonez
Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Japoninë në menaxhimin e katastrofës natyrore që ka goditur këtë vend.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka ofruar homologut të tij japonez, Takeaki Matsumoto, ndihmën e një kontingjenti të specializuar të FSK-së.
“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi diskutuar lidhur me ngjarjet dramatike në Japoni. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Japoninë në çdo mënyrë. Prandaj, ne ju ofrojmë dërgimin e Trupave të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Japoni.
Trupat e FSK-së janë shumë mirë të stërvitura në menaxhimin e katastrofave natyrore dhe janë të gatshëm që krah për krah me forcat tuaja të ndihmojnë popullin e Japonisë”, thuhet në letrën e Hoxhajt dërguar ministrit të jashtëm japonez.
Në këtë letër, ministri Hoxhaj potencon rolin që ka pas Japonia në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik, përmes projekteve të ndryshme.
“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës çmon mbështetjen e madhe të Japonisë, sidomos në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në këtë letër.
Ministri Hoxhaj po ashtu në një bisedë telefonike me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Shigeo Iwatani i ka shpreh mbështetjen e shtetit të Republikës së Kosovës. Ai e ka informuar ambasadorin, Shigeo Iwatani lidhur me iniciativën e Qeverisë së Kosovës për të dërguar trupa të specializuara të FKS-së në Japoni, në tejkalimin e katastrofës natyrore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore Në kuadër të fundjavës evropiane në Panairin e Majit, qyteti gjerman u njoh nga afër me... -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës












