Sport
Mavraj: Maksimumin kundër Francës
“Formacioni nuk zgjidhet në bazë të dëshirave të mia, nuk ka rëndësi nëse do të luajë Ajeti apo Kukeli, për këtë gjë vendos De Biasi”, u shpreh Mavraj
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka premtuar angazhim maksimal për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Francës, duke thënë se do të dëshmojmë që forca e skuadrës është grupi dhe mungesa e Lorik Canës nuk do të ndihet, shkruan albinfo.ch.
“Cana është kapiteni ynë, lojtar shumë i rëndësishëm. Por forca jonë është grupi dhe ne do të japim maksimumin që mungesa e Canës të mos ndihet. Ne e treguam edhe me Zvicrën që mund t’ia dalim”, u shpreh Mavraj.
“Formacioni nuk zgjidhet në bazë të dëshirave të mija, nuk ka rëndësi nëse do të luajë Ajeti apo Kukeli, për këtë gjë vendos De Biasi. Madje, unë nuk e di nëse do luaj vetë, pasi kemi shumë alternativa”, tha ai.
Elseid Hysaj pritet të marrë shiritin e kapitenit për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Në miqësoren ndaj Katarit, ai u bë kapiteni më i ri në histori të kombëtares, por rritja e tij si lojtar ka bërë që të etiketohet si pasardhës i denjë i Canës dhe këtë pritet ta dëshmojë të mërkurën ndaj Francës.
“Shiriti i kapitenit është i rëndësishëm për mua, është po ashtu është edhe kënaqësi e madhe, por që kërkon më shumë përgjegjësi si lojtar në fushë por edhe si njeri”, u shpreh mbrojtësi i Napolit.
Mirëpo, shkodrani thotë se De Basi ende nuk ka vendosur se kujt do t’i besohet shiriti, edhe pse Cana, pasi u ndëshkua me të kuq, ia dha atij. Por, ai siguron se do të japë gjithmonë maksimumin në fushë.
“Ende nuk e di nëse do jem kapiten, por ajo që di është fakti se do të jap maksimumin për skuadrën dhe do të mundohemi që të qëndrojë sa më gjatë në Francë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












