Sport
Shqiptarët e Zvicrës nuk agjërojnë
Kësaj radhe nuk ka kërkesa të veçanta. Secili prej myslimanëve pinë dhe hanë si zakonisht, edhe gjatë ditës. Kampionati Evropian është më i rëndësishëm
Në Përfaqësuesen e Zvicrës janë shtatë myslimanë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Haris Seferoviq dhe Shani Tarashaj
E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë një shkrim për muajin e Ramazanit, duke raportuar për myslimanët që janë në Përfaqësuesen zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë botën vlerësohen se janë 1.57 miliardë myslimanë. Në Përfaqësuesen e Zvicrës janë shtatë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Haris Seferoviq dhe Shani Tarashaj.
Shaqiri dhe shokët e tij kanë një problem. Pasi nga 6 qershori deri më 5 korrik është muaji i Ramazanit. Nga lindja e diellit deri në muzg, pirja, ngrënia e bukës, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara.
Futbollisti i Zurichut, Yassine Chikhaoui i cili luajti për Zvicrën nga 2007 deri më 2015, kishte ndjekur rregullat në mënyrë rigoroze gjatë muajit të Ramazanit.
Por, kësaj radhe nuk ka kërkesa të veçanta. Secili prej myslimanëve pinë dhe hanë si zakonisht, edhe gjatë ditës. Kampionati Evropian është më i rëndësishëm. Madje, “Blick” merr edhe një citat nga Kur’ani. “Ai që është i sëmurë ose në udhëtim ka arsye dhe këtë kohë mund ta kompensojë më vonë. Zoti do t’iu bëjë më të lehtë”.
Ish-futbollisti i Zurcihut, Amine Chermiti kishte thënë se Kur’ani është shkruar para se të linde sporti. Valon Behrami i pëlqen të pijë një gotë të mirë vere, me proshutë dhe sallam, ndoshta mendon në të njëjtën mënyrë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












