Lajme
Ku janë shpenzuar mjetet e donatorëve
Janë bërë më shumë se dy vjet e gjysmë nga mbajtja e Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku Kosova ka fituar 1.2 miliard euro. Deri më tani, në proces të shpenzimit janë afër 70 për qind të mjeteve, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Edon Cana, kryeshef i Agjencisë për Koordinim të Donacioneve, Zhvillim dhe Integrime, thotë se mjetet nga Konferenca e Donatorëve po zbatohen për projekte të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.“Sipas informatave që kemi, mund të them se mbi 70 për qind janë duke u investuar në Kosovë.
Në këtë 70 përqindësh përfshihen edhe 200 milionë që janë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pagesën e borxhit të jashtëm, të trashëguar nga ish-Republika e Jugosllavisë”, thotë Cana.Në Konferencën e Donatorëve vetëm Komisioni Evropian ka dhënë 500 milionë euro, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës 400 milionë dollarë.Edon Cana thotë se të hollat janë shpenzuar për projektet, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Duke pasur parasysh që Kosova ka dalë nga një luftë e tmerrshme, ne kemi pasur nevojë për të gjithë sektorët. Këto investime kanë qenë në përputhje me prioritetet e qeverisë, do të thotë varësisht prej donatorëve”.
“Zviceranët i kemi më të fokusuar në ujë, gjermanët në energji dhe ambient, Komisionin Evropian në ndërtimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës dhe amerikanët në ndërtimin e sistemit të drejtësisë”, sqaron Cana.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike thonë se efektet e shpenzimeve të këtyre mjeteve, në praktikë vërehen shumë pak.Dardan Sejdiu, analist për çështje ekonomike, thotë se shpenzimi i të hollave nga Konferenca e Donatorëve nuk ka ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.Sipas tij, shpenzimi i këtyre mjeteve nuk është bërë në mënyrë transparente nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Nuk i kanë bërë gjërat transparente. Konferenca e Donatorëve është për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe jo për qeverinë . Kështu që, efektet e këtyre mjeteve në ekonominë kosovare, nuk i shohim, nuk shohim se kemi bruto-prodhim vendor më të mirë, nuk shohim se kemi zvogëluar deficitin tregtar, nuk shohim se kemi arritur projektet infrastrukturore nacionale, që janë prezantuar në Konferencën e Donatorëve”, shprehet Sejdiu.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











