Lajme
Premtimet e Kusarit për bizneset
Shkurtimet të kohës për regjistrimin e bizneseve, ngritja e efikasitetit të shërbimeve që ofrojnë përmes departamenteve të licencimit dhe shërbimeve tjera në kuadër të MTI, si ajo e Agjencisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Agjencisë për promovim të investimeve, janë premtimet që i ka dhënë ministrja Mimoza Kusari-Lila të premten në takimin me zyrtarët e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
“Sot mund t’ju them që prej dje është sjellë vendimi që në kuadër të funksionit të zëvendëskryeministres për ekonomi gjithashtu të përfshihet edhe grupi këshillëdhënës, i përbërë nga përfaqësuesit e odave ekonomike, gjegjësisht asociacioneve të biznesit por edhe shoqatave profesionale, me të cilat do të hapet komunikimi dhe me të cilat do të mund të jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të rregullt për problematiken me të cilën ballafaqohet komuniteti i biznesit”, ka thënë Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliun, tha se pa stabilitet ekonomik nuk mund të ketë stabilitet politik dhe se vendi ynë tani po përballet me tri sfida dhe të tria ato quhen – ekonomia. “ Në takim ka qenë një numër vërtet impozant i biznesmenëve, të cilët kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre, ku znj.Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe avancim të komitetit të biznesit”, ka thënë ai.Sipas tij, ato që janë thënë gjatë takimit nga ministrja vërtet janë inkurajuese dhe një shpresë e fortë për bizneset.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën











