Lajme
Fillojnë ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës
Mund të hapet edhe çështja e ndryshimit të nenit të Kushtetutës që përcakton zgjedhjen e presidentit nga zgjedhjet e drejtpërdrejta
Presidenti Behgjet Pacolli ka njoftuar sot se ka filluar procedura e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjet.
Pas takimit që pati me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, Pacolli ka thënë se shumë shpejtë do të fillojë reformimi i sistemit zgjedhor, me ç’rast do të ndryshohet neni kushtetues që e përcakton Kosovën e si një zonë të vetme zgjedhore.
Në bazë të ndryshimeve, pritet që Kosova të ndahet në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa mund të hapet edhe çështja e ndryshimit të nenit të Kushtetutës që përcakton edhe zgjedhjen e presidentit nga zgjedhjet e drejtpërdrejta, ngase kjo është kërkesë e vetë Pacollit dhe të gjitha subjekteve politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












