Lajme
Dështoi “plani për rrëzimin e institucioneve kosovare”
Në bazë të planit do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashiheshin aksione që do të çonin në rrënimin e institucioneve
Është zbuluar një plan i një pjesë të shoqërisë civile dhe disa gazetarëve që kanë qenë në linjën e parë të frontit kohëve të fundit kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president dhe Qeverisë së kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, për të rrëzuar nga pushteti këtë qeveri.
Në bazë të një plan të shoqërisë civile do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashihej fushatë, protesta dhe aksione tjera që do të çonin në rrënimin e institucioneve.
“Në javën e fundit të marsit, organizatat e fushatës, bazuar në (mos)veprimin e institucioneve shtetërore, do të përgatisin fazën e dytë të fushatës, e cila do të fillojë në javën e parë të prillit. Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit.
Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to – protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me organizata joqeveritar nëpër komuna tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe flajerë, protesta e madhe…”, thuhej në planin e veprimit të kësaj nisme.
Ndërkohë, kryeministri Hashm Thaçi, i pyetur të dielën nga mediat lidhur me këtë informatë, ka thënë se nuk është në dijeni dhe, sipas tij, pretendime të tilla nuk janë demokratike dhe janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë edhe të gjitha institucionet, natyrisht edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe prandaj assesi të pretendohet që dikush përmes dhunës t’i uzurpoj apo të marrë pushtet, diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë ai.
Presidenti Bengjet Pacolli i ka quajtur destruktive tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, siç është raportuar ditë më parë nga mediat, nga ana e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe mediat.
“E respektoj misionin që ka shoqëria civile, por është për keqardhje se ata keqpërdorën emrat e dikujt për të arritur qëllimet e tyre”, ka thënë Pacolli.
E-Diaspora
-
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” Drake publikon “HABIBTI”, pjesë e albumit edhe artistja shqiptare Qendresa... -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës













