Sport
De Biasi kërkon lojë pa gabime
“Do të mundohemi të mbyllim hapësirat dhe të bëjmë atë që bëjmë prej kohësh. Franca luan përballë publikut dhe ne do të mundohemi ta limitojmë në maksimum dhe të godasim me kundërsulm”, theksoi De Biasi
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, para ndeshjes me Francën, theksoi se djemtë e drejtuar prej tij kanë punuar shumë që të mërkurën të limitojnë vendasit në lojën e tyre, shkruan albinfo.ch.
“Do të mundohemi të mbyllim hapësirat dhe të bëjmë atë që bëjmë prej kohësh. Franca luan përballë publikut dhe ne do të mundohemi ta limitojmë në maksimum dhe të godasim me kundërsulm”, u shpreh De Biasi.
Trajneri italian iu kthye edhe ndeshjes ndaj Zvicrës, ku, sipas tij bëmë një ndeshje të mirë ndaj dhe humbëm tre mundësi të mira për gol. “I bëmë ballë një skuadre shumë të mirë që vuajti për fitoren. Të zhgënjyer nga rezultati, jo nga performanca“, tha De Biasi.
Gazetarët insistuan për aktivizimin e Taulant Xhakës dhe Ergys Kaçes, duke e pyetur teknikun nëse ata do të jenë apo jo në formacion ndaj Francës, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Kaçe duhet të jetë 100 për qind nesër, po ashtu edhe Xhaka”.
Në konferencën për shtyp, De Biasi ishte i shoqëruar edhe nga Ansi Agolli, i cili në ndeshjen ndaj Francës do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.
“E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten”, tha mbrojtësi i majtë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












