Sport
Futbollistët shqiptarë të Zvicrës të pakënaqur me rezultatin
Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri, ishin të pakënaqur me një pikë, duke thënë se merituan fitoren
Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës janë shprehur të zhgënjyer që nuk arritën të fitonin tri pikë me Rumaninë. Kjo ndeshje përfundoi 1:1, ku Admir Mehmedi shënoi golin e barazimit, derisa Granit Xhaka, u shpall lojtari i ndeshjes. Albinfo.ch ju sjell deklaratat e tyre.
Valon Behrami: “Jam i zhgënjyer me rezultatin 1:1. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Fillimi nuk ishte i mirë. Ne kemi rrezikuar shumë dhe u ndëshkuam për këtë”.
Granit Xhaka: “Ishte loja jonë më e mirë për një kohë të gjatë, por kaq shumë shanse nuk duhet të mos shfrytëzohen në një ndeshje të tillë. Dhe pastaj vjen dënimi. Të paktën kemi treguar karakter dhe jemi kthyer në lojë. Tani kemi lojën me Francën. Kjo është ndeshje e madhe.
Admir Mehmedi: “Ne kishim një paraqitje shumë të mirë, por nuk jemi shpërblyer aq sa duhet. Kam goditur fort dhe për fat të mirë, topi shkoi siç duhet”.
Xherdan Shaqiri: “Nuk ishte e lehtë kundër një kundërshtari me mbrojtje të fortë. U mundova të shënoj gërshërë, por ishte i pafat”.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












