Lajme
Kosova merr pjese në Samitin e Ballkanit në SHBA
Një delegacion nga Kosova do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marr pjesë në Samitin e Bizneseve të Ballkanit në SHBA i cili mbahet më 23-24 mars. Pjesë e këtij delegacioni do të jenë Lekë Musa, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, Safet Gërxhaliu, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe Mustafë Hasani, Kryeshef i Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK).
Samiti i Bizneseve të Ballkanit në SHBA do të udhëhiqet nga Zyra e Sekretarit të Shtetit të Maryland, Departamenti i Biznesit dhe Zhvillimit Ekonomik të shtetit të Maryland-it, dhe nga Aleanca e Bizneseve të SHBA-ve dhe Ballkanit, dhe do të mbahet ne Universitetin e Maryland-it.
Industritë specifike në të cilat do të fokusohet ky samit janë: energjia, transporti, turizmi, mbrojtja, prodhimtaria,si dhe teknologjia informative.Ky takim është i pari i këtij lloji që po organizohet në SHBA dhe qëllimi i tij është promovimi i marrëdhënieve bilaterale dhe mundësive të investimit në mes të qeverisë dhe bizneseve Amerikane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













