Lajme
Në Zvicër arrestohet një kosovar për krime lufte
Në arrestimet e sotme të kryera nga ana e EULEX-it në komunën e Malishevës dhe Lipjanit, nën akuza për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999, në Zvicër është arrestuar edhe një ish-pjesëtar i UCK-së, mëson Albinfo nga burime ndërkombëtare.
Identiteti i të arrestuarit nuk është dhënë, por thuhet se për të Prokuroria Speciale e EULEX-it kishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Sipas burimeve, ai pritet që ditëve në vijim të ekstradohet në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë ditës janë arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.
“Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.
Edhe ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacion, Fatmir Limaj, njëherësh deputet në Kuvend dhe nënkryetar i PDK-së, është ngritur fletarrest. Mediat raportuan se Limaj ka zhvilluar një takim sonte me zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparkes, para dorëzimit në gjykatë.
Supozohet se ish-komandanti i UÇK-së pritet të paraqitet vetë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku do të merret në pyetje për dyshimet e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj tij, dyshime këto që i referohen krimeve të luftës në Kosovë në kampin e Kleçkës, për të cilën çështje ai tashmë ka kaluar Tribunalin e Hagë, ku qëndroi tre vjet.
Këto arrestime janë pjesë e hetimeve të EULEX-it për krime lufte, ku në shënjestër janë ish-pjesëtarët e Brigadës 121 të UÇK-së – “Komandant Kumanova”.
Sipas fletarrestimit, ata dyshohen për krime të luftës në Kleçkë. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










