Zhvillim
Në Maqedoni ka shtim të remitencave nga diaspora
Nëse përfshihen dhe mjetet të cilat vijnë cash gjatë ardhjes së mërgimtarëve në stinën e verës si dhe transfertat që bëhen përmes këmbimoreve atëherë del se mërgimtarët gjatë vitit 2015 në Maqedoni kanë sjellë rreth 1 miliardë e gjysmë euro përkatësisht kjo vlerë paraqet 20 përqind të Bruto Prodhimit Vendor
Ndërkohë flitet gjithandej për rënien e “moralit pagues” të mërgimtarëve, statistikat në, si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni tregojnë diçka tjetër. Ekspertët e ekonomisë në bazë të hulumtimeve të realizuara thonë se në Maqedoni më shumë mjete hyjnë nga diaspora në formë të remitencave sesa nga investitorët e huaj.
Të dhënat që ka grumbulluar Marjan Petreski profesor në fakultetin e ekonomisë në kuadër të Universitetit “Kolegji Amerikan” në Shkup, flasin se paratë që vijnë nga mërgimtarët në formë të remitencave përmes transfertave bankare arrijnë vlerën prej 400 milionë euro, përkatësisht kontribuojnë me 4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor në Maqedoni, shkruan radio Evropa e Lirë. Studimi flet për vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të realizuara në Universitetin “Kolegji Amerikan” është rritur dhe numri i familjeve nga Maqedonia të cilat pranojnë të holla nga familjarët e tyre nga jashtë vendit edhe atë nga 16 në 21 për qind.
“Sipas të dhënave të cilat bazohen në hulumtimet anketuese në Maqedoni hyjnë rreth 400 milionë dollarë në vit në formë të remitencave.
Bëhet fjalë për një vlerë të lartë të parave të cilat hyjnë në ekonominë e Maqedonisë pa kontribuar shteti aspak në këtë drejtim. Paratë e mërgimtarëve janë në vlerë shumë më të lartë sesa mjetet që hyjnë në Maqedoni si investime të huaja. Vërtetë bëhet fjalë për shuma të mëdha të parave të cilat hyjnë në ekonominë e Maqedonisë”, thekson Marjan Peteski nga Kolegji Amerikan në Shkup.
Ai sqaron se këto mjete në vlerë prej 400 milionë dollarë janë para të cilat hyjnë në Maqedoni përmes transfertave bankare por nëse përfshihen dhe mjetet të cilat vijnë cash gjatë ardhjes së mërgimtarëve në stinën e verës si dhe transfertat që bëhen përmes këmbimoreve atëherë del se mërgimtarët gjatë vitit 2015 në Maqedoni kanë sjellë rreth 1 miliardë e gjysmë euro përkatësisht kjo vlerë paraqet 20 përqind të Bruto Prodhimit Vendor.
“Nëntëdhjetë për qind e këtyre mjeteve shfrytëzohen për të mbijetuar, ushqim dhe pagesë të faturave po shumë pak përkatësisht vetëm 9 për qind shfrytëzohen në mënyrë produktive”, thotë Petreski.
Menderes Kuçi ish drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore konsideron se remitencat e mërgimtarëve luajnë rolin e stabilizatorit kryesor të politikave makroekonomike në Maqedoni.
“Me thënë të drejtën mjetet të cilat vijnë në formë të remitencave nga mërgimtarët fshihen nga autoritetet e vendit, përkatësisht fshihet burimi i remitencave që sipas nesh pjesa më e madhe janë nga mërgimtarët shqiptarë bazuar në lokacionet ku bëhen transferet, në mënyrë që këto mjete të mos faktorizohen sepse më së paku investohet në zonat nga ku vijnë remitencat”, thekson Kuçi.
Sipas tij, problem në vete paraqet se mjetet e remitencave shfrytëzohen për të mbijetuar familjet të cilat marrin para nga të afërmit e tyre dhe fare pak ose aspak këto mjete nuk vihen në funksion të zhvillimit të biznesit, për çka Oda Ekonomike ka hartuar edhe projekt konkret për të hapur zyra në çdo komunë në mbështetje të mbledhjes së dokumentacionit përkatës për mërgimtarët si investitorë potencial.
“Projekti është mbështetur në formë të drejtpërdrejtë edhe nga USAID. Si ide u përkrah edhe nga pushteti vendor, por kur duhej të realizohej u bllokua në hapat e parë. Duhet të hapen zyra që të animohet kjo kategori e mërgimtarëve që unë i quaj si investitorë potencial sepse ata njohin tregun në vendet perëndimore dhe u duhet fuqia punëtore që është këtu dhe gjithsesi benificionet që u jepen investitorëve të huaj“, thekson Kuçi duke shtuar se në këtë formë do të ulej papunësia, por gjithsesi edhe shkalla e varfërisë.
Ekspertët e ekonomisë njëherësh theksojnë se në bazë të hulumtimeve të realizuara mjetet të cilat i sjellin mërgimtarët kontribuojnë në po të njëjtin nivel ashtu siç kontribuojnë mjetet të cilat ndahen në formë të ndihmave sociale të cilat shteti i ndan për kategoritë më të ndjeshme sociale.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











