Sport
Muhamed Demiri i Thun-it në Kombëtaren e Maqedonisë
Selektori i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Mirsad Jonuz, të mërkurën ka ahpallë listën e reprezentuesve që do të udhëtojnë në Dublin për ndeshjen eliminatore të vlefshme për KE 2012, kundër Irlandës Veriore. Midis 20 emrave të grumbulluar gjenden vetëm dy shqiptarë, Armend Alimi (Istra – Kroaci) dhe Muhamed Demiri (Thun – Zvicër).
Mirsad Jonuz nuk i ka humbur të gjitha shpresat për Pajtim Kasamin, ndonëse ky i fundit prioritet e ka Kombëtaren e Zvicrës. “Ne jemi duke e ndjekur Kasamin. Ardhja e tij do të shtonte konkurrencën në reprezentacionin tonë, pasi bëhet fjalë për lojtar të talentuar”, ka deklaruar Jonuz.
Taktika e Jonuzit si duket është që t’i ftojë shqiptarët vetëm në nga një ndeshje, me qëllim që ata më pastaj të mos kenë të drejtë paraqitjeje për ndonjë kombëtare tjetër, ta zëmë për Shqipërinë, Kosovën, apo Zvicrën dhe më pas të jenë të varur nga selsksipnuesi maqedonas. Të përkujtojmë vetëm Bajram Fetain, i cili falë një ftese nga Jonuzi, refuzoi t’i mbrojë ngjyrat e Danimarkës.
Strategjia e këtillë e selektorit Jonuz, në një mënyrë apo tjetër, ua zbehë perspektivën futbollistëve shqiptarë, ndërkohë që futbollistëve të ri shqiptarë, u imponon zgjidhje dhe perspektivë në kombëtaret tjera.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












