Të huajt, humbësit më të mëdhenj
Të huajt, humbësit më të mëdhenj Caritas-i zviceran, ka publikuar të enjten një studim në të cilin tregon influencën ekonomike të punëtorëve të huaj në Zvicër.
Me shifra prej 26,6 për qind ata janë të siguruar në sigurimet AVS((AHV) dhe AI(IV), në të cilat i shfrytëzojnë 17,9 për qind të beneficioneve. Të huajt janë shpeshëherë të kritikuar se i abuzojnë sigurimet sociale, por në realitet, ata përfitojnë më pak se zviceranët nga shërbimet shtetërore.
Po që se migrantët janë proporciomalisht më të numërt në sigurimet e entit të papunësisë dhe në sigurimin e invaliditetit, kjo dëshmon qartë se ata kanë vështirësi në gjetjen e ndonjë vendi të punës, thekson Caritas. Por në kundërshtim me paragjykimet, ata janë shumë larg për të ngarkuar sigurimet sociale, pasi për AI ata paguajnë 26,7 për qind të shumës, por shfrytëzojnë vetëm 25,5 për qind të beneficioneve. Për sa i përket sigurimit të pensionit (AVS), të huajt marrin më pak se sa paguajnë. Vetëm 22 për qind marrin një pension të plotë.
Përveç kësaj, tre të katërtat e shfrytëzuesve të beneficioneve të cilët kanë një pasaportë të BE-së, kthehen në vendet e veta dhe nuk mund të bëjnë të vlefshme të drejtat për përfitime shtesë të AVS dhe të AI, por as të ndihmës sociale. Sipas Caritas, sigurimi shëndetësor gjithashtu është «fitimtar» pas daljes në pension. Kostot financiare të fazës së fundit të jetës së një personi, janë pothuajse sa një e treta e kostos së përgjitshme të shëndetit të tij. Caritas-i gjithashtu përkujton se të huajt paguajnë tatimet dhe obligimet sociale. «Të huajt rezultojnë më pak të përfshirë gjatë mbledhjes së fryteve të participimit të tyre», shkruan më tej Caritas. Në krahasim me zviceranët, ata për shembull mund të përfitojnë shumë më pak nga universitetet, shkollat e larta apo trahnimet e vazhdueshme.
Për të përkrahur punën, efekti global i migrimit dhe i shtetit social ka qasje pozitive. Krejt kjo, pasi gjatë ekzistojnë kritere të ndryshme të bazuara sipas kombësisë. Caritas-i gjithashtu vlerëson se fuqia punëtore e ardhur nga Evropa është gjithnjë e më e kualifikuar. Proporcioni i të huajve ne Zvicër është 22 për qind e popullatës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












