Sport
Motivimi i kombëtares nga De Biasi
Në një material prej 3 minutash sjell momentet më të vështira të historisë së Shqipërisë, që nga shpallja e Pavarësisë më 1912 deri në Pavarësinë e Kosovës. Aty përfshihen edhe largimet e shqiptarëve në 1991 drejt Italisë, mbytja e anijes në Otranto në 1997, trazirat e atij marsi dhe lufta e UÇK-së në Kosovë me heroin kombëtar Adem Jashari
Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi njihet si një trajner që i motivon shumë lojtarët. Kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit me Rumaninë, duke u shprehur se lojtarët të luajnë për kombin e tyre, derisa pas ndeshjes ishte shumë i lumtur me fitoren, por edhe për popullin shqiptar, që meritoi një fitore të tillë, shkruan albinfo.ch.
Një video në të cilën e ka publikuar në “Facebook” ka marrë shumë pëlqime, derisa nuk është sqaruar nga ai nëse kjo video iu është lëshuar para ndeshjes apo jo. Një gjë të tillë nuk e kanë pohuar e as mohuar. Por, sigurisht se kjo video është pëlqyer shumë nga tifozët shqiptarë.
Në një material prej 3 minutash i cili fillon me fjalët “kështu na kanë trajtuar” sjell momentet më të vështira të historisë së Shqipërisë, që nga shpallja e Pavarësisë më 1912 deri në Pavarësinë e Kosovës.
Aty përfshihen edhe largimet e shqiptarëve në 1991 drejt Italisë, mbytja e anijes në Otranto në 1997, trazirat e atij marsi dhe lufta e UÇK-së në Kosovë me heroin kombëtar Adem Jashari.
Në fund vijnë edhe momentet më të mira për shqiptarët, fitorja historike e 2004 me Greqinë e saposhpallur kampione Evrope dhe kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Evropian.
“Falë jush Evropa na shikon të barabartë”, janë fjalët që mbyllin videon.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













