CH-Ballkani
Pritje madhështore për Kombëtaren shqiptare në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i dorëzoi kombëtares shqiptare, çelësin e Tiranës, si shenjë vlerësimi për përfaqësimin në Evropian
Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë pritur si heronj në Tiranë. Aty iu është rezervuar një pritje madhështore për aventurën e tyre në Kampionatin Evropian, ku morën pjesë për herë të parë, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht kryeministri Edi Rama i priti në aeroportin e Rinasit. Kombëtarja, bashkë me stafin dhe delegacionin e saj u ngjit në një autobus të hapur për t’ju drejtuar kryeqytetit, ku qindra njerëz ishin grumbulluar në rrugët e tij për të përshëndetur skuadrën kuqezi. Ndalesa e parë në këtë pritje zyrtare ishte në Bashkinë e Tiranës, ku iu rezervua një ceremoni e vërtetë kuqezi.
Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i dorëzoi kombëtares shqiptare, çelësin e Tiranës, si shenjë vlerësimi për përfaqësimin në Evropian. Ndërkohë që kapiteni Lorik Cana, e cilësoi rikthimin në Tiranë, si rikthimin në kryeqytetin e atdheut të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Një pritje kombëtares ju rezervua dhe në Ministrinë e Jashtme, ku futbollistët kuqezi kryen procedurat për pajisjen me pasaportë diplomatike duke u cilësuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadorët më të shkëlqyer të Shqipërisë në botë.
Pas kryerjes së procedurave të rastit, autobusi i hapur kuqezi, ju drejtua kryeministrisë, për finalizimin e kësaj pritjeje zyrtare, ku u pritën nga kryeministri i veandit, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, që mori e para fjalën përshëndetëse për Kombëtaren shqiptare.
Pasi falënderoi kryeministrin për mbështetjen, skuadrën për arritjen dhe tifozët për spektaklin në tribuna, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehu besim për të ardhmen e Kombëtares. “Është një ditë e veçantë, ditë historike dhe shumë e bukur, e kthimit nga një aktivitetet që e kishim ëndërruar prej kohësh. Doja të falënderoja të gjitha ata që e kanë ëndërruar. Çuna, ju falënderoj nga thellësia e zemrës, që na bëtë mua dhe gjithë shqiptarët, pjesë të këtyre emocioneve të paharruara. Me punën dhe sakrificën ndoshta meritonit më shumë. Duhet të jeni me kokën lart dhe ne do të jemi me sytë nga ju, për momente të tjera historike. I kemi të gjitha mundësitë që të kemi histori të mëdha suksesi”.
Nga foltorja e kryeministrisë, trajneri Gianni De Biasi vlerësoi skuadrën dhe tifozët për paraqitjen, ndërsa konfirmoi synimin për të vazhduar ëndrrën me skuadrën kuqezi.
“Mendoj se pas këtij evropiani, bota sportive dhe jo vetëm, po na merr si shembull dhe na shohin si një grup përmbi individët. Gjëja më e rëndësishme është se këta djem gjetën hovin mendor, duke kaluar nga koncepti i individit te koncepti i grupit. Kjo ishte edhe ajo tek e cila kam ngulmuar, porosia e Skënderbeut, që të qëndrojmë të bashkuar. Tifozët na dhanë forcë, ata i fituan të tre ndeshjet e tyre në stadiumet e Francës. Ishte një mrekulli sportive, por edhe një mrekulli humanizmi. Jam trajneri i vjetër i Shqipërisë, që dëshiroj të vazhdojë të qëndrojë këtu për të vazhduar mrekullinë”.
Përpos dhimbjes për eliminimin e pamerituar, paraqitja dhe krenari që dhuroi Shqipëria u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq besimplot për të ardhmen. “Është një privilegj i jashtëzakonshëm për mua dhe veteranët e fanellës kuqezi ndër vite, t’ju uroj në këtë kthim të lavdishëm në Atdhe pas misionit tuaj në Francë, ku edhe falë tifozëve kuqezi, latë imazhin e një Shqipëria luftarake. Nuk duhet të keni asnjë pishman djem që u kthyet vetëm për një gol diferencë, por të jeni krenarë, që e bëtë kombin dhe këtë skuadër të dukej e lidhur me gjak dhe të luante si e barabartë. Kjo skuadër është gati për të përballuar grupin tejet të vështirë të Botërorit 2018”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih










