Shkurt.ch
50 kallëzime penale për festuesit e kombëtares në Cyrih!
Vetëm në Cyrih janë bërë kallëzime penale ndaj 50 tifozëve për prishje të rendit e qetësisë publike përmes zhurmimit të motorëve të makinave të tyre
Fatura për euforinë e tifozëve të Kombëtares Shqiptare të dielën që shkoi, pas fitores së Shqipërisë kundër Rumanisë nuk ka vonuar. Vetëm në Cyrih janë bërë kallëzime penale ndaj 50 tifozëve për prishje të rendit e qetësisë publike përmes zhurmimit të motorëve të makinave të tyre, shkruan tagesanzeiger.ch.
Të dielën pra rreth orës 23, si gjithkund në Zvicër e gjetiu janë mbledhur qindra e mijëra shqiptarë për të shprehur gëzimin me fitoren e parë në një evropian, transmeton albinfo.ch. Me atë rast nuk kanë munguar edhe festimet e shfrenuara, me vallëzim duke dalë nga dritaret ose tavanet e veturave, duke lëshuar boritë në maksimum dhe duke zhurmuar me motorë. Dhe kanë qenë pikërisht këto dy të fundit në Helvetiaplatz të Cyrihut që janë marrë si shkas për kallëzimet penale në fjalë.
Siç ka thënë një zëdhënës i policisë së Cyrihut për gazetën tages Anzeiger, janë bërë ankesa të panumërta për zhurmën e shkaktuar nga rreth 400 tifozë të grumbulluar. Ky “fenomen i ri”, i zhurmimit të motorëve ka zemëruar në veçanti qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Gjobat për këtë “fenomen të ri” janë të majme, disa qindra franga do t`u kushtojë atyre 50 vetave gëzimi i 19 qershorit!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












