albinfo.ch
Zhvillim
Firmat e shqiptarëve veshin punëtorët me uniforma pune nga Kosova
Kosova ka marrë pjesë në panairin „Bernexpo 2016“, ku për tri ditë radhazi prodhues të veshmbathjeve kanë ekspozuar produktet e tyre. Panairi ishte i hapur nga 22 deri më 24 qershor 2016 në Bernë.
Panari në Bernë ishte një mundësi e mirë për kompanitë shqiptare nga Kosova për të depërtuar me produktet e tyre në tregun zviceran dhe atë evropian.
Panairi ka ofruar gjithashtu mundësi për partneritet midis bizneseve kosovare dhe atyre ndërkombëtare, dhe mundësi për gjetjen e tregjeve të reja për eksport për produktet e tyre.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair përbën një sukses të kompanive shqiptare, pasi ka ofruar mundësi reale për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe kompanive shqiptare në Zvicër, me qëllim depërtimin e tyre në tregun zviceran.
„Që prej ditës së parë të panairit është treguar një interes i veçantë për produktet e ekspozuara në stendat e kompanive kosovare, të cilat janë karakterizuar për origjinalitetin e tyre, ngase ekspozueesit e tjerë ishin përqendruar në pajisje të sigurisë“, tha Arta Istrefi nga USAID.
Tre prodhues të njohur të uniformave dhe veshjeve të punës nga Kosova: “Artatex“ nga Peja, „Puntex“ nga Prizreni dhe ’Fashion Network Industries’’ kanë arritur të nënshkruajnë disa kontrata me kompani ziverane.
Madje kompani të huaja kanë shprehur interesim për të vizituar kompanitë në Kosovë.
Prodhuesit nga Kosova kanë vizituar në kuadër të panairit firma të ndryshme të diasporës shqiptare në disa qytete në Zvicër: Bernë, Cyrih, Bazel dhe Gjenevë, ku edhe kanë arritur të nënshkruajnë disa kontrata për furnizimin e tyre me uniformat e punës „Made in Kosova“.
Vizita e kompanive kosovare nëpër firmat zvicerane ishte organizuar nga agjenti i shitjes së uniformave dhe veshjeve të punës nga Zvicra, Rexhep Berisha.
Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në panairin në Bernë është mundësuar në kuadër të projektit EMPOWER, Sektori Privat i USAID-it, që financohet nga USAID dhe Sida, projekti DEED i UNDP-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit


























