E-Diaspora
Viktima e aksidentit me motoçikletë është boksieri Kasam Pulaj
Nga shkaqe ende të panjohura, 31 vjeçari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij dhe është përplasur në një makinë të parkuar, që ka pasur për pasojë katapultimin e tij dhe të motoçikletës
Motoçiklisti kosovar që humbi jetën të martën mbrëma në Bernë ishte një boksier profesionist i cili vetëm katër ditë më parë kishte pasur meçin dhe fitoren e parë në këtë sport. Bëhet fjalë për Kasam Pulajn nga Prizreni, shkruan portali swissboxing.ch.
Kasami ka qenë i martuar dhe baba i një fëmije.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Bernës, në një vend ku tifozët e Kroacisë dhe ata të Turqisë po festonin fitoret e kombëtareve të tyre të futbollit në Evropianin 2016.
Nga shkaqe ende të panjohura, 31 vjeçari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij dhe është përplasur në një makinë të parkuar, që ka pasur për pasojë katapultimin e tij dhe të motoçikletës, përcjell albinfo.ch. Motoçiklisti, i cili po del të jetë një boksier shqiptar nga Berna, ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Të shtunën e kaluar ai kishte pasur luftën e tij të parë në boksin profesionist, të cilën e kishte fituar me nokaut teknik.
Si
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











