Shkurt.ch
20 për qind më pak delikte dhune në Zvicër
Kjo rënie është bërë pothuaj ekskluzivisht falë uljes së sjelljeve të dhunshme të burrave të moshës së re. Në këtë grup moshe madje rënia e delikteve të dhunshme gjatë periudhës në fjalë ka rënë për 40 për qind
Në Zvicër është regjistruar një rënie e theksuar e delikteve të dhunës për disa vite me radhë. Një trend të tillë nga statistika e krimeve e kanë konfirmuar tashmë edhe shifrat e publikuara nga kompanitë e sigurimeve nga aksidentet, shkruan srf.ch
Kështu, sipas këtyre kompanive, numri i të lënduarve nga deliktet me dhunë, ka shënuar rënie prej 20 për qind nga viti 2018 deri në vitin 2014, transmeton albinfo.ch. Dhe, kjo rënie është bërë pothuaj ekskluzivisht falë uljes tsë sjelljeve të dhunshme të burrave të moshës së re, kur dihet që kjo kategori është proporcionalisht më së shumti e përfshirë në aktet e dhunës.
Por, paralelisht me këtë ulje, gjatë njëzet viteve të fundit është shtuar numri i vajzave që shkaktojnë delikte dhune, ndonëse në këtë publikim nuk janë ofruar të dhëna konkrete në këtë drejtim.
Në këtë grup moshe madje rënia e delikteve të dhunshme gjatë periudhës në fjalë ka rënë për 40 për qind.
Statistika kriminalistike regjistron në mënyrë paralele të dhënat në fjalë. Pasi që edhe statistikat e aksidenteve përfshijnë të gjithë personat që janë të siguruar nga aksidentet që ndodhin në profesion dhe në kohë të lirë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












