Shkurt.ch
Kosovari sulmon policët me sopatë, ata e qëllojnë me revole
Prokuroria Zofingen-Kulm ka iniciuar një procedurë ndaj kosovarit si dhe do të konfirmohet nëse gjuajtja e policëve me armë ka qenë në kuadër të të drejtave të tyre ose jo
Një person 36 vjeçar me shtetësi të Kosovës ka sulmuar me sopatë dy policë me rastin e një kontrollimi që këta dy po i bënin, në Murgenthal të Kantonit Aargau. Kosovari nga Kantoni i Lucernit, sipas banorëve të regjionit, kishte qëndruar për disa ditë me radhë si kampist “në të zezë” në pyllin e komunës kufitare, St. Urban, njofton 20minuten.ch
Kur policët deshën ta kontaktonin ai i kërcënoi ata me një sopatë, bën të ditur prokuroria e Kantonit Aargau. Nisur nga kjo, policët kërkuan përforcim. Kur 36 vjeçari e kuptoi këtë, provoi të ikte duke vrapuar, përcjell albinfo.ch. Mirëpo befasisht ai u kthye sërish dhe i sulmoi policët me “armët” e tij, dhe nuk reagoi as pas thirrjeve dhe goditjeve me sprej të policëve.
Si reagim, policët e qëlluan disa herë kosovarin duke e goditur në krahun e majtë dhe në kofshën e djathtë, transmeton albinfo.ch. Ai është operuar po natën e të hënës dhe nuk ka qenë në asnjë moment në rrezik jete, bëjnë të ditur autoritetet.
Prokuroria Zofingen-Kulm ka iniciuar një procedurë ndaj kosovarit si dhe do të konfirmohet nëse gjuajtja e policëve me armë ka qenë në kuadër të të drejtave të tyre ose jo.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














