Lajme
EULEX ende përpiqet t’ia marrë imunitetin Limajt
Ende vazhdon tentimi I EULEX-it për t’ia marrë imunitetin e deputetit Fatmir Limajt. Zyrtarë të këtij misioni evropian të sundimit të ligjit në Kosovë nuk kanë dashur t’i përgjigjen kërkesës së kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për tërheqjen e flet-arrestit për rastin Limaj.
Por, në një përgjigje për RTK-në zyra për infomim e EULEX-it ka njoftuar sot se çështja e imunitetit për Fatmir Limajn është duke u qartësuar. Në njoftim thuhet se imuniteti nuk e ndalon ndjekjen penale si dhe hetimet të cilat janë duke vazhduar.
Lidhur me protestat e sotme kundër arrestimit të tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, EULEX-I, nëpërmjet zyrës së informimit, mbështet të drejtën e çdokujt për të protestuar, përderisa këto protesta bëhen në mënyrë paqësore dhe të ligjshme, por thekson se arrestimet e fundit nuk janë kundër asnjë organizate.
“Prokurorët e EULEX-it bazojnë hetimet e tyre në prova ndërsa është gjykata ajo që vendos nëse një individ është apo nuk është fajtorë. Në këtë mënyrë funksionon sundim i ligjit nëpër shoqëritë moderne demokratike. EULEX-i, së bashku me autoritetet vendore është duke punuar në ndërtimin e këtyre parimeve, në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje politike në institucionet e sundimit të ligjit”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Ndërsa, edhe sot kryeministri Hashim Thaçi nuk është prononcuar lidhur me arrestimet e ish- luftëtarëve të UÇK-së dhe fletë-arrestit të lëshuar nga EULEX-i për deputetin e partisë së tij Fatmir Limaj. Thaçi ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë. Por, në vend të tij, ka folur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili ka mohuar se ka përplasje ndërmjet Qeverisë dhe Fatmir Limaj. Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vlerësuar bashkëpunimin e deputetit Fatmir Limaj me drejtësinë. Kuçi, duke iu përgjigjur pyetjes nëse duhet EULEX-i ta tërheq fletë-arrestin për Limajn, ka thënë se Qeveria e mbështet sundimin e ligjit në Kosovë dhe kërkoi që Kushtetuta dhe ligji të respektohen nga të gjithë. Sipas tij, Limaj është deputet i Kuvendit dhe në bazë të Kushtetutës ai gëzon imunitet të plotë.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës











