Sport
Edhe zyrtarisht: Goli i Shaqirit, më i miri në rrethin e dytë të Euro 2016
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka shpallur fitues Shaqirin për golin më të mirë të rrethit të dytë. Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit
Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka lënë shenja në Kampionatin Evropian. Futbollisti nga Gjilani ka arritur ta shënojë njërin nga golat më të bukur të këtij turneu, por edhe në histori të saj, shkruan albinfo.ch.
Goli ndaj Polonisë në 1/8 e finales është vlerësuar si më i miri nga shumë tifozë, ndërsa ai ishte në votim edhe për golin më të bukur në rrethin e dytë nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka shpallur fitues Shaqirin për golin më të mirë të rrethit të dytë. Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit. Zvicra u eliminua në penallti nga Polonia, ku penalltinë e vetme e humbi futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër










