Shkurt.ch
Gjoba e parë për bartje të burka-s i shqiptohet konvertites zvicerane Nora Illi
Nora Illi nga IZSR këtë dënim e ka marrë me vetëdije madje edhe e ka provokuar atë, pasi që ka mbajtur një konferencë shtypi, e veshur me burka
Dënimin e parë për bartje të burka-s në ditën e parë kur ndalimi i saj ka hyrë në fuqi, në Kantonin e Ticinos, e ka marrë Nora Illi, një zvicerane e konvertuar në islam. Ajo është përgjegjëse për gratë në organizatën kontroverse islamike IZSR, shkruajnë mediat zvicerane.
Ajo, siç është e nënkuptueshme, këtë dënim e ka marrë me vetëdije madje edhe e ka provokuar atë, pasi që në një shesh të qytetit Locarno, krahas krerëve tjerë tër organizatës ka mbajtur një konferencë shtypi, transmeton albinfo.ch. Dhe, kuptohet, ka qenë e veshur me burka.
Siç ka njoftuar më vonë IZSR, Illi ka marrë një dënim, të parin pas hyrjes në fuqi të ndalesës së përmendur. Siç bëhet e ditur, përveç saj, dënim ka marrë edhe shoqëruesi i saj Rachid Nikkaz, i cili konsiderohet se e ka mbështetur atë në këtë veprim, përcjell albinfo.ch. Nikkaz është bërë i njohur pasi ka marrë përsipër të paguajë të gjitha gjobat që do të shqiptohen për bartje “niqab”-it
Aty nuk bëhet e ditur lartësia e gjobës por siç ka marrë vesh 20minuten.ch bëhet fjalë për 100 deri në 1000 franga
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













