CH-Ballkani
Qytetarët të kënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit
Sipas një ankete bërë nga UNDP lidhur me trendit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, del se performanca e kryetarit të Komunës së Prishtinës është rritur për 11.1 për qind
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka prezantuar rezultatet e anketës lidhur me performancën e pushtetit lokal për regjionin e Prishtinës dhe sipas sonazhdit që ka publikuar vetë komuna e kryeqytetit, qytetarët janë të kënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit.
Rezultatet e anketës janë pjesë e “Mozaikut të Kosovës 2015”, si vazhdimësi e raporteve që UNDP-ja i ka filluar në vitin 2003, të cilat pastaj janë realizuar çdo 3 vjet.
Sipas njoftimit, realizimi i raporteve çdo 3 vjet na ofron një analizë të trendeve në aspektin e kënaqëshmërisë së qytetarëve lidhur me performancën e pushtetit lokal në fusha të caktuara.
“Sipas, analizës së trendit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, del që Prishtina ka një trend pozitiv që është më i lartë për 22.48 pikë, deri sa në vitin 2012 ishte 7.65 kurse në vitin 2015 është 30.13”, thuhet në njoftimin e Komunës që i referohet anketës së publikuar nga UNDP.
“Në raport është matur po ashtu edhe niveli i kënaqshmërisë lidhur me performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratës komunale. Performanca e kryetarit të Komunës së Prishtinës është rritur për 11.1 për qind sa ishte 69.9 për qind në vitin 2012”, thuhet më njoftim e Komunës. Këto të dhëna janë publikuar në Hotel Sirius në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












