Shkurt.ch
Trenat e Zvicrës, me WLAN në vitin 2019
Duke filluar nga viti i ardhshëm (2017) disa nga trenat që qarkullojnë në aksin hekurudhor veri-jug përmes Gothardit ose Simplonit do të pajisen në mënyrë graduale me WLAN
Pasagjerët që udhëtojnë me tren nga Zvicra në drejtim të Italisë do të kenë në dispozicion lidhjen me internet pa tela (WLAN). Por kjo nuk do të ndodhë para vitit 2019, së paku jo në tërësi.
Duke filluar nga viti i ardhshëm (2017) disa nga trenat që qarkullojnë në aksin hekurudhor veri-jug përmes Gothardit ose Simplonit do të pajisen në mënyrë graduale me WLAN. Këtë raportim të bërë nga gazeta “Schweiz am Sonntag” e ka vërtetuar edhe SBB/CFF (Ndërmarrja Federale Hekurudhore).
Aktualisht në rrjetin hekurudhor të Zvicrës mund të shfrytëzohet WLAN-i vetëm në trenat e jashtëm si në ata ICE, TGV ose Railjet, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq SBB aktualisht në Zvicër mbështetet vetëm në përforcimin e sinjalit të internetit mobil, duke instaluar të ashtuquajturit Repeater.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














