Lajme
Kampi Bondsteel para mbylljes
Kampi i ushtrisë amerikane në afërsi të Ferizajt, Bondsteel mund të mbyllet shumë shpejtë. Paralajmërimi për mbylljen e këtij kampi që është hapur në vitin 1999 nga ushtria amerikane, pas ndërhyrjes të NATO-s, është bërë nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.
Gjatë një interviste për Balkan Insight, Dell ka thënë se janë vetëm një mit fjalët që Bondsteel është ndërtuar dhe përdoret për të shpërndarë energjinë apo fuqinë e SHBA-së në rajon. Sipas tij, ky kamp është një barrë e rëndë financiare, prandaj si pjesë e zhvillimit strategjik, asetet e ushtrisë amerikane në rajon do të tërhiqen.
Dell ka thënë se Bondsteel është një detyrim i madh, një pronë shumë e shtrenjtë, dhe SHBA-të nuk dëshirojnë ta mbajnë më shume sesa që është e domosdoshme. Ambasadori amerikan ka vlerësuar se Kosova është duke rënë në pozita më poshtë në agjendën e SHBA-së, pasi qe problemet e rajoneve të tjera marrin prioritet më të madh.
“Ju mund ta vëreni se presioni i ngjarjeve në vendet tjera, siç është gjendja e vazhdueshme ne Afganistan, apo edhe vala gjithnjë e në rritje e protestave në Lindjen e Mesme, i bën të gjithë politik-bërësit të merren me gjerat më të rëndësishme të ditës.
Nuk është mire të jesh në ballinën e ‘The Washington Post’, pasi që kjo do të thotë që, ju jeni një vend në telashe. Fakti që Kosova është hequr nga ballinat e gazetave, do të thotë që kjo është një shenjë e progresit të vazhdueshëm dhe e stabilitetit këtu”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











