Lajme
Kosovë, shkatërrohen rreth 3 mijë armë të vogla
Zyrtarët nga Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve që mos të festojnë me armë nëpër dasma e ahengje, sepse çdo plumb i shkrepur lartë detyrimisht do të bie poshtë dhe potencialisht mund të jetë vdekjeprurëse
Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), autoritet kosovare kanë shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre. Me këtë asgjësim Kosova sot iu bashkua Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, zëvendëspërfaqësuesja Rezidente e UNDP, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
“Është një prioritet strategjik për vendet e rajonit, BE-së dhe komunitetin ndërkombëtarë, sigurimi i një pasqyre më reale sa i përket ndikimit të akumulimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre si dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta me origjinë ose transit nëpër Evropën Juglindore. Republika e Kosovës ka treguar përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë”, tha zëvendës ministri Hoxha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të festojnë me armë sepse çdo plumb i shkrepur lartë detyrimisht do të bie poshtë, gjë e cila potencialisht mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës vazhdimisht punon drejt zhvillimit të kapaciteteve të saja për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme dhe do të jetë e përkushtuar për të larguar këto mjete të dhunës nga duart e qytetarëve.
“Policia e Kosovës vazhdimisht ka qenë dhe do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në realizmin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga Plani Strategjik Zhvillimor i Policisë ( 2016-2010 ), me qëllim të ngritjes së sigurisë publike duke bërë edhe konfiskimin e armëve që në mënyrë të paligjshme gjenden në duart e qytetarëve”-tha zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rexha.
Ndërsa zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se për një vit e gjysmë kjo është hera e tretë për të që merr pjesë në shkatërrimin e armëve, dhe se kjo është një gjë mjaft e mirë pasi që armët e paligjshme janë rrezik shumë i madh për të gjithë shoqërinë.
Ajo falënderoi Ministrinë e Punëve te Jashtme të Gjermanisë për mbështetjen e tyre bujare për projektin e UNDP-së për shkatërrimin e armëve dhe eksplozivëve që në këtë rast po e mbështetë Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre në konfiskimin e armëve të paligjshme.
Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin apo parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP-SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











