Sport
Shaqa kthehet pas dy javësh
Super talenti kosovar Xherdan Shaqiri (19) është i shqetësuar për të ardhmen e Kombëtares zvicerane. Për të përditshmen zvicerane “Blick” ai me një ndërgjegjësi të madhe ka deklaruar se beson fortë që Kombëtarja zvicerane do të kualifikohet për EURO 2012.
Ndeshjen në mes të Bullgarisë dhe Zvicrës ai e ka shikuar para ekranit televiziv, me një vuajtje të madhe, duke shpjeguar se do ta ndihmonte Zvicrën po të ishte në gjendje të shëndoshë. Ai shprehet i dëshpëruar njësoj si të gjithë lojtarët e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e ndeshjes.
Lidhur me ndeshjen e fundit, Shaqa ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjë spektakël dhe se ka shpresuar se një gol do të futej në rrjetën e kundërshtarit. Në pyetjen përse shumica e lojtarëve nuk e sjellin lojën e tyre të shkëlqyeshme nëpër ekipet e veta, në Kombëtare, Shaqa nuk është përgjigjur, por vetëm ka shtuar se Zvicra ka një ekip që i takon Kampionatit Evropian. Këtë e ka argumentuar me fitoren historike ndaj Spanjës në Kampionatin e fundit Botëror dhe po që se qëllon ndonjë ditë e mirë, edhe fitorja ndaj Anglisë do të ishte e mundur.
Duke parashikuar të ardhmen e ndritshme të Kombëtares së re zvicerane, Shaqiri ka deklaruar se Ottmar Hitzfeldi ëshët trajneri më i mirë në botë dhe se ai e di saktë se ç‘mbetet për tu bërë. Sipas tij, kapiten i ekipit duhet të jetë Alex Frei, duke mos përjashtuar as Gökhan Inler. Në fund të intervistës, Shaqa ka paralajmëruar se pas dy javësh mund të kthehet përsëri në fushën e gjelbër.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












