Lajme
Shqipëri, remitancat në rënie
Në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve u tkurrën në 696 milionë euro, ose 11 për qind më pak se sa një vit më parë
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se dërgesat e shqiptarëve që punojnë në emigracion shënuan vitin e kaluar rënien më të fortë, duke arritur pikën më të ulët të shtatë viteve të fundit.
Sipas të dhënave, në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve u tkurrën në 696 milionë euro, ose 11 për qind më pak se sa një vit më parë, rënie kjo më e madhe edhe se sa ajo e vitit 2009, kur kriza globale arriti kulmin.
Por më shumë se sa ulja e vitit të kaluar, ajo që përbën shqetësimin më të madh është tendenca e dërgesave. Trasnfertat e shqiptarëve që punojnë jashtë arritën kulmin në vitin 2007 kur ato ishin 952 milionë euro, raporton Top Channel.
Por krahasuar me atë vit dërgesat janë 256 milionë euro më të ulëta, shifër kjo e barabartë me rreth 3 për qind të produktit të brendshëm kombëtar.
Dërgesat e emigrantëve që nga vitet e para të tranzicionit kanë qenë burimi kryesor i valutës në Shqipëri, të cilat kanë financuar përgjatë gjithë tranzicionit nevojat e vendit për importe, por edhe rritjen ekonomike.
Tashmë ekonomia duket se po i drejtohet burimeve të tjera për valutë. Të dhënat tregojnë se deri tani rënia e dërgesave është kompensuar nga investimet e huaja direkte, të cilat vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë prej 827 milionë euro
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














