Lajme
Diplomacia me dokument gjithëpërfshirës
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës për politikën e jashtme të shtetit, që do të përfaqësojë interesin shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Këtë dokument, Hoxhaj e paralajmëroi gjatë konferencës së parë dyditore të ambasadorëve të Kosovës, e cila filloi sot në Prishtinë, ku u diskutuan çështje të ndryshme që e prekin përfaqësimin e Kosovës në botë.
“Qëllimi i parë i konferencës është që gjatë këtyre dy ditëve Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat tona të kenë një debat të mirëfilltë dhe të trajtoj çështjet se si edhe më mirë të prezantohet interesi shtetëror i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, se si të prezantojmë më fuqishëm interesat politike e ekonomike të Kosovës në pjesë të ndryshme të botës, se si t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Kosovës në vendet ku ju jeni të pranishëm dhe të cilat ju i mbuloni…”, ka thënë ministri Hoxhaj, njoftoi Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Qëllimi i dytë i konferencës, sipas ministrit Hoxhaj, është që të bisedohet për fazën në të cilën është aktualisht Kosova, pozitën ndërkombëtare të shtetit, sfidat që e presin këtë pozitë ndërkombëtare të Kosovës dhe se në çfarë forme duhet të sillet Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Kosovës të cilat e përfaqësojnë interesin shtetëror të Kosovës.Kurse, qëllimi i tretë i Konferencës së Ambasadorëve, sipas Hoxhajt, është që nga kjo konferencë e cila do të jetë e rregullt dhe do të mbahet në baza vjetore, të nxirret një bilanc për punët e bëra, bilanc për sukseset, sfidat dhe në të njëjtën kohë të dilet me sugjerime se si të vazhdohet më tutje.
Përkitazi me Buxhetin e ndarë për Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë vit, Ministri tha se ai do të jetë një buxhet i mjaftueshëm për t’i plotësuar kërkesat e parapara dhe se nuk ka shkurtime buxhetore të cilat e dëmtojnë procesin dhe punën e misioneve diplomatike të Kosovës.
“Gjatë këtij viti, gjatë muajit prill synojmë që ta përmbyllim çështjen e strategjisë për lobim dhe avokim drejt njohjeve, por është më se e domosdoshme që Republika e Kosovës ta ketë një strategji ose dokument të politikës së jashtme, dokument i cili do ta reflektoj interesin shtetëror të Republikës së Kosovës, të jetë dokument i Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, i partive politike dhe i të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Në konferencë, përveç ambasadorëve të Kosovës në botë, kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë. Pjesëmarrësve i janë drejtuar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach dhe ambasadori i Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger.Konferenca do të vazhdojë nesër ku në fund do të ketë edhe rekomandimet të cilat do të inkorporohen në strategjinë për lobim dhe të politikës së jashtme të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












