Shaqiri në shënjestër të Fenerbahces
Sipas të përditshmes turke Sabah, verdh e kaltrit nga Stambolli për transferimin e 20 vjeçarit janë të gatshëm të paguajnë 7 milionë euro
Edhe Fenerbahce ka hyrë në garë për transferimin e Xherdan Shaqirit, të cilin është duke e përcjellë prej një kohë të gjatë. Sipas të përditshmes turke Sabah, verdh e kaltrit nga Stambolli për transferimin e 20 vjeçarit janë të gatshëm të paguajnë 7 milionë euro.
Sakutët e klubit, të cilët përcjellin futbollistë nga mbarë Evropa, i kanë dhënë shtabit teknik të gjigantit turk një raport për Xherdan Shaiqrin dhe për këtë arsye besohet se drejtuesit e klubit kanë nisur aksionin për transferimin e tij.
Sipas gazetës turke, klubi zviceran Basel për kartonin e 20 vjeçarit nga Kosova kërkon 7 milion euro, ndërsa edhe vetë futbollisti pëlqen mundësinë e transferimit në Stamboll. Mundësia që Shaqiri të largohet nga kampioni i Zvicrës në fund të këtij sezonin është pothuajse e sigurt, përkundër kontratës së vlefshme që ka deri në vitin 2014.
Ndërsa bashkëlojtari i Shaqirit nga Basel, turku Çagdaş Atan ka lavdëruar reprezentuesin zviceran. “Është një mesfushor me talent të madh dhe me teknikë të madhe. Vetia e tij më e rëndësishme është se mendon dhe vendos shpejt. Kjo e bën atë një hap para kundërshtarit. Ai është një nga pretendentët më të mëdhenj për t’u bërë yll në Evropë dhe nëse Fenerbahce arrin ta transferojë, e ka bërë një punë të madhe”, ka thënë Atan për Sabah.
Fenerbahce nuk është klubi i vetëm që dëshiron ta transferojë Shaqirin. Të interesuar për talentin e lindur në Gjilan janë edhe klubet Manchester United, Liverpool, Juventus, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hamburg dhe Zenit Saint Petersburg.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













