Lajme
Mlladiçi mund të ketë vdekur
I dyshuari serb për krime lufte, gjenerali Ratko Mlladiç, sipas informatave të bashkëshortes së tij, me siguri duhet të jetë i vdekur.
Pa medikamentet e tij, ai nuk është e mundur të mbijetojë. “Po të ishte gjallë, ai do të gjente mënyrë për të na lajmëruar”, ka deklaruar Bosiljka Mlladiç, gjatë ditës së martë në Gjykatë, ku duhet të përgjigjet lidhur me veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Armët ishin gjetur në vitin 2008, gjatë bastisjes së shtëpisë së familjes, ndërsa sipas bashkëshortes, ato i kanë takuar Mlladiçit. Gjithnjë sipas saj, pa ndihmë mjekësore, ai nuk do të ishte në gjendje të mbijetojë. Udhëheqësi ushtarak i serbëvetë Bosnjës, do të duhet të përgjigjet para Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, i dyshuar për gjenocid të kryer në periudhën prej vitit 1992 e deri më 1995.
Ai posaçërsiht ngarkohet si pjesëmarrës në masakrën e Srebrenicës. Në enklavën boshnjake, në korrik të vitit 1995, në masakrën më të madhe në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore, ishin vrarë 8.000 burra dhe të rinj myslimanë. Që nga viti 1995, Mlladiçi është në arrati, përfundon artikullin e saj Agjencia gjermane telegrafile DAPD..
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga












