Sport
Kosova kundër Ukrainës në terren neutral
Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi, pasi Ukrainë nuk i pranon pasaportat e Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të marrë pjesë për herë të parë në kualifikime, derisa do të garojë kundër disa shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Një prej tyre është Ukraina dhe kjo bën që shtetasit e përfaqësueses së Kosovës të mos lejohen të futen në territorin e tyre me atë mjet identifikimi me statusin e sportistëve dhe të një ekipi përfaqësues futbolli.
Kjo ka sjellë një shqetësim për pjesën e futbollit, pasi zyrtarë të Federatës së Futbollit të Ukrainës nuk e dinë se ku do ta organizojnë ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusi 2016” kundër Përfaqësueses së Kosovës. Federata ukrainase ende nuk ka marrë lejen nga qeveria në Kiev nëse do të lejohet Kosova të futet brenda territorit ukrainas dhe të luajë, ndaj është vënë përpara përgjegjësisë për organizimin e këtij takimi.
Për këtë, Ukraina është detyruar që në FIFA t’i paraqesë dy stadiume, përfshirë një alternativë për këtë ndeshje. Stadiumi i parë është ai i Odesas, në jug të Ukrainës, kurse si alternativë është vendosur një tjetër impiant në Turqi. Në rast se qeveria ukrainase, refuzuese e pavarësisë së Kosovës, nuk lejon që kjo ndeshje të luhet në Ukrainë, atëherë ajo do të zhvillohet në Turqi.
Megjithatë, kjo nuk po ndodh vetëm në futboll, por pritet që të ndodhë edhe në basketboll, ku Kosova e Ukrainë janë në një grup.
“Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, ekipi ynë do të ketë një ndeshje më pak si ekip vendas gjatë kualifikimeve të Eurobasketit 2017. Të dyja ndeshjet kundër Kosovës do të zhvillohen në teren neutral”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Ukrainës.
Këto dy ndeshje mund të zhvillohen në një teren neutral si Lituania, Letonia apo Polonia. Më parë është folur edhe Turqia si një vend ku mund të luhen këto dy ndeshje.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













