Sport
Sadiku nuk feston për fitoren e Zurichut
Sipas “Blick”, arsyeja kryesore e mos festimit është frustrimi i tij me drejtuesit e klubit, të cilët nuk po e lejojnë të largohet, pavarësisht ofertave nga Bundesliga, ku kishte shprehur dëshirë të luante
Pavarësisht problemeve të shumta dhe bllokimit të transferimit për në një tjetër skuadrës, Armando Sadiku ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit me Zurichut në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Zurich fitoi 2:0 ndaj Ëinterthur dhe Sadiku shënoi golin e dytë në këtë ndeshje. Ishte minuta e 82-të kur Armando merr një krosim brenda zonës e më pas me një goditje të bukur me kokë shënon golin e parë zyrtar për këtë sezon.
Pavarësisht se bëri maksimumin gjatë ndeshjes për të shënuar është parë qartë mërzitja te futbollisti, kundrejt drejtuesve të klubit, të cilët po synojnë ta mbajnë lojtarin në ekip pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar. Pas shënimit të golit, Sadiku nuk ka festuar aspak.
Mbetet për t’u parë nëse deri në fund të këtij afati sulmuesi i kombëtares kuqezi do të vazhdojë të qëndrojnë në radhët e ekipit të kategorisë së dytë në Zvicër apo do të largohet në një tjetër skuadër më të fortë. Për Zurichun u paraqit edhe Burim Kukeli.
“Blick.ch” në një artikull për Sadikun, tregon arsyet e mundshme për mos festimi e golit nga Sadiku. Sipas “Blick”, arsyeja kryesore e mos festimit është frustrimi i tij me drejtuesit e klubit, të cilët nuk po e lejojnë të largohet, pavarësisht ofertave nga Bundesliga, ku kishte shprehur dëshirë të luante. Kujtojmë se për shërbimet e Sadikut, Zurich kërkon 9 milionë euro.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











