Lajme
Krasniqi: Nuk kontestoj zgjedhjen e Jahjagës
"Nuk e kam ndërmend të marr çfarëdo hapi drejt Gjykatës Kushtetuese me qëllim të kontestimit të zgjedhjes së Atifete Jahjagës"
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mohuar pohimet e mediave se ai konteston zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e presidentes. Këshilltari i tij për media, Ismet Hajrullahu, i ka thënë KTV-së se të gjitha pohimet lidhur me këtë nismë janë të pasakta.
“Nuk e kam ndërmend të marr çfarëdo hapi drejt Gjykatës Kushtetuese me qëllim të kontestimit të zgjedhjes së Atifete Jahjagës në detyrën e presidentes së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, në asnjë rrethanë nuk ka biseduar me askënd që këtë çështje ta çojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hajrullahu, duke mohuar kategorikisht shkrimin, siç thotë ai, tendencioz të gazetës serbe “Pravda”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













