Shkurt.ch
Shqiptohet gjoba e parë për bartjen e burkas në Ticino
Ligji i ri për sanksionimin e atyre që bartin burka është zbatuar për herë të parë në Ticino. Një mysafire nga Kuvajti kishte paguar gjobë 100 franga ngase ishte kapur me burka.
Gazeta e Ticinos “La Regione” shkruan se është gjobitur një mysafire me burka natën e shtunë – vetëm disa hapa larg nga kufiri.
Gruaja nga Kuvajti u fsheh para një restoranti. Policia deklaroi se bartja e burkas sanksionohet me një ligj në Ticino dhe se do të duhet të paguajë 100 franga.
Policia në Chiasso është më rreptë se kolegët e tyre në Lugano. Në korrik ishin raportuar gjashtë raste, në të cilat policia kishte ndaluar gratë e mbuluara. Por, vetëm një herë ka shqiptuar një gjobë.
Ndalimi i burkas ka filluar të zbatohet që nga 1 korriku 2016. Qytetarët në Ticino kanë miratuar një iniciativë përkatëse popullore në vitin 2013, me të cilën ndalohet ndër të tjera veshja e burkas (nikabit) në vende publike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












