Sport
Berisha, shënon dhe lëndohet
Sulmuesi prishtinas Besart Berisha e nis me gol sezonin e ri në futbollin australian, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar i hapi rrugën suksesit 3:1 të Melbourne Victory në fushën e Newcastle Jets, duke bërë që skuadra e tij të kualifikohet në raundit e 1/8-ave të Kupës së Australisë, trofe i të cilit ekipi nga Melbourne është kampioni në fuqi.
Berisha gjeti golin në minutën e pestë të sfidës, pasi devijoi saktë me kokë drejt rrjetës, pas harkimit të Ben Khalfallah. Por, sulmuesi shqiptar ishte i pafat, pasi për shkak të një dëmtimi u detyrua ta mbyllte ndeshjen përpara kohe, duke u zëvendësuar në të 28-ën.
Përveç festës së fitore në radhët e Victory mbetet edhe ankthi për gjendjen e Besart Berishës.
Klubi është në pritje të ekzaminimeve më të detajuara rreth problemit muskulor të sulmuesit, që me formën e paraqitur prej ndeshjes së parë konfirmoi se do të jetë një prej protagonistëve të sezonit të ri, ku Melbourne Victory synon të mbrojë titullin e Kupës, por edhe të shpallet kampion i Australisë.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












