Lajme
Çollaku: “Përfundimisht”, pa demarkacion nuk do të ketë liberalizim të vizave
Sipas tij, “përfundimisht” pa demarkacion, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, ndërsa, nëse miratohet Marrëveshja në Kuvend, atëherë prej nëntorit të këtij viti mund të lëvizim lirshëm në BE
Pa ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) dhe kjo është përfundimtare, ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Sipas tij, “përfundimisht” pa demarkacion, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, ndërsa, nëse miratohet Marrëveshja në Kuvend, atëherë prej nëntorit të këtij viti mund të lëvizim lirshëm në BE.
Sidoqoftë, Çollaku beson se te deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbizotërojë arsyeja dhe mbi të gjitha argumenti, duke vendosur në përputhje me interesat shtetërore dhe të qytetarëve të vendit.
“Mirëpo çfarëdo qoftë vendimi në Kuvend ne duhet ta respektojmë. Në rast të dështimit, atëherë sigurisht që do të ketë pasoja jo vetëm për vendin dhe jo vetëm për procesin e liberalizimi të vizave, por edhe më gjerë”, ka thënë Çollaku, duke shtuar se nëse Kosova e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin, atëherë gjithçka do të mbetet në dorë të institucioneve të BE-së.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












