Lajme
Rrihet aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi
Sigurimi i Kolegjit AAB-Riinvest ka rrahur Krasniqin pasi ai ka pyetur Thaçin nëse "i ka hipur skijave"
Aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, është rrahur nga sigurimi i kolegjit AAB-Rinvest pasi ata kanë vlerësuar se ai ka fyer kryeministrin Thaçi. Ngjarja ka ndodhur kur kryeministri i Kosovës që po mbante një ligjëratë në Kolegjin AAB–Riinvest teksa ka prezantuar planin ekonomik të Qeverisë, është pyetur nëse “i ka hipur skijave” gjersa ka hartuar këtë plan.
Fillimisht ai nuk ka dashur t`i përgjigjet pyetjeve të Frashër Krasniqit i cili për këtë pyetje është grushtuar dhe shkelmuar nga sigurimi. Me urdhër të Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Krasniqi që është aktivist i Vetëvendosjes është nxjerrë me dhunë nga amfiteatri i këtij Kolegji.
Pas kësaj kryeministri me cinizëm ka nisur tu përgjigjet pyetjeve duke thënë se as universitetet nuk mund të edukojnë ata që u mungon edukata në familje.
Ndërsa ka thënë se plani që prezantoi ka qenë i përpiluar qysh para fushatës dhe që ai është njëri i fjalës duke aluduar në rritjen pagave.
Fakulteti AAB-Riinvest pas këtij incidenti ka dalë me një komunikatë për media, ku është distancuar nga ky rast.
“Universiteti AAB-Riinvest njofton opinionin publik se gjatë ligjëratës së kryeministrit Hashim Thaçi para studentëve dhe auditorit të tij, disa persona të pandërgjegjshëm të cilët deshën të prezantohen si studentë të këtij Universiteti dhe shpërndanë pamflete për auditorin nuk janë studentë të Universitetit tonë. Universiteti AAB-Riinvest shpreh keqardhje dhe distancohet publikisht nga sjelljet dhe veprimet e tyre”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












