Lajme
Afrika mund të njohë Kosovën, por me një kusht!
Membe: "Afrika është gati ta njohë Kosovën – mbase edhe nesër në mëngjes – nëse Britania e Madhe dhe SHBA e njeh Saharanë Perëndimore"
Tanzania dhe vendet e tjera afrikane po e shqyrtojnë mundësin e njohjes së Kosovës, duke mos i paragjykuar marrëdhëniet me Serbinë. Megjithatë ata i kanë vënë kushte Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Këtë e ka bërë publike ministri për Bashkëpunim të Jashtëm të Tanzanisë, Bernard Membe, në një intervistë për The Guardian.
Ai ka pranuar se ka vështirësi në këtë moment të njihet Kosova për shkak të çështjes së Saharasë Perëndimore, transmeton indeksonline.net. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë thënë se “Afrika është gati ta njohë Kosovën – mbase edhe nesër në mëngjes – nëse Britania e Madhe dhe SHBA e njeh Saharan Perëndimore”.
Pozita e Afrikës karshi njohjes së Kosovës është komplekse, për shkak të shumë çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me territoret në këtë kontinent. Megjithatë kjo çështje do të diskutohet në agjendën e Unionit Afrikan. Prej 53 vendeve anëtare, vetëm 12 e kanë njohur Kosovën.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












