Lajme
Feith mbetet shef i ICO, mbaron punën në EUSR
Mandati i Pieter Feith si EUSR përfundon më 30 prill 2011 ndërsa mandati i tij si ICR është do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar
Në një njoftim të zyrës për Medie, të ICO-së, duke iu referuar disa raportimeve të ditëve të fundit, opinioni sqarohet lidhur me çështjen e mandateve të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR).
Në këtë njoftim thuhet se mandati i Pieter Feith si ICR është rikonfirmuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar në takimin e mbajtur në shkurt të vitit 2011 dhe ai do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.
“Gjatë vitit që kemi përpara ICO-ja do të vazhdojë punën për zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) së bashku me institucionet e Kosovës. Në afat të gjatë, fundi do të jetë mbyllja e ICO-së, megjithatë ky është një vendim vetëm i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, pas marrjes në konsiderim të progresit të arritur”, thuhet një njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se mandati i Pieter Feith si EUSR përfundon më 30 prill 2011.
“Po vazhdojnë diskutimet në Bruksel për rregullimin e ardhshëm të pranisë së BE-së në Kosovë duke marrë parasysh Traktatin e Lisbonës”, bën me die zyra për medie e ICO.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s Duket e vështirë për punonjësit e Swiss-it të identifikohen me Lufthansa-n. Arsyeja, thanë ata, është se... -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda













