Sport
Shkëndija e pafat por ende shpreson
Megjithatë, Shkëndija ende shpreson se mund të kualifikohet tutje. Rezultati 1:0 kalon kuqezinjtë në xhiron tjetër, që është faza e grupeve në Ligën e Evropës
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka qenë shumë e pafat në takimin kundër Gent, duke pësuar humbje në çastet e fundit me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.
Dy golat e skuadrës belge kanë ardhur në minutat shtesë. I pari në shtesë të pjesës së parë dhe i dyti në shtesën e pjesës së dytë.
Besar Ibrahimi shënoi gol në minutën e tetë për Shkëndijën, që më pas kishte edhe disa raste tjera shënimi, duke mos qenë aspak inferior, edhe pse po luante si mysafir dhe se po avanconte.
Tetovarët kishin raste edhe në pjesën e dytë dhe shumë lehtë kanë mundur të fitojnë këtë ndeshje, por mungoi finalizimi në disa raste vendimtare dhe këtë e dënuan belgët, duke shënuar në fund dhe duke fituar.
Megjithatë, Shkëndija ende shpreson se mund të kualifikohet tutje. Rezultati 1:0 kalon kuqezinjtë në xhiron tjetër, që është faza e grupeve në Ligën e Evropës.
Partizani nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të “Play-offit” të Ligën e Evropës ndaj Krasnodar në Rusi, madje është mundur me rezultatin e thellë 4:0.
“Të kuqtë” janë dorëzuar që në pjesën e parë, ku pësuan tre gola. Joaozinho ishte autor i golit të parë të ndeshjes në minutën e 18, ndërsa më pas shënuan edhe Smolov e Jedrzejczyk. Por skuadra ruse nuk e mbylli ndeshjen vetëm me këto tre gola, pasi në pjesën e dytë arriti ta gjejë sërish rrugën e rrjetës me brazilianin Ari, i cili e vulosi rezultatin në 4:0.
Edhe pse do të luhen edhe 90 minutat në “Elbasan Arena”, për Partizani duket se arritja në fazën e grupeve të Europa League është e pamundur. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 25 gusht.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













